Politike

‘Tërheqje nga dorëheqja’/ Dashnor Sula ironizon Flutura Açkën: Basha të marrë shembull!

Dashnor Sula ironizon Açkën me reagimin e saj se do të tërhiqej nga dorëheqja e saj.

26 Korrik 2023, 22:31 Nga k.m.
‘Tërheqje nga dorëheqja’/ Dashnor Sula ironizon Flutura
Dashnor Sula dhe Flutura Açka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar lidhur me deklaratën e koleges së tij, Flutura Açka. Në rrjetet e tij sociale, Sula ironizon Açkën me reagimin e saj se do të tërhiqej nga dorëheqja e saj. Duke shtuar kështu përplasjet brenda fraksioneve të Partisë Demokratike.

"Sa e lehtë paska qenë! -Në këto temperatura përvëluese, demokratët nuk po e përballojnë dot përplasjen e re. Por teksa lodhen me procedura dhe me nene statuti, zgjidhja paskësh qenë shumë e thjeshtë. “Tërheqje nga dorëheqja”. -Lulzim Basha nuk ka pse konsumon energji në këtë fund korriku të nxehtë dhe të nxjerrë ata demokratë që nuk ka përjashtuar nga listat që të votojnë. Basha të marrë shembull dhe të heqë dorë nga dorëheqja që ka dhënë rreth një vit më parë!,"- shkruan Sula.

Deputetët e Partisë Demokratike Bledion Nallbati dhe Lefter Gështenja bënë të ditur se 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike janë kundër zgjedhjeve për kryetar të ri. Ata njoftuan Sekretarin e Përgjithshëm të partisë për të ushtruar kompetencat që i njeh statuti. Bardhi tha se do të mbledhë Këshillin Kombëtar, mirëpo Basha mblodhi Kryesinë për të firmosur shkarkimin e Bardhit nga detyra si Sekretar i Përgjithshëm./Dosja.al

zgjedhjet e reja ne pd dashnor sula flutura acka

Sondazh

Poll