Politike

Klima e Investimeve/ DASH 'nxin' Shqipërinë: Korrupsion sistemik, pastrim masiv parash, shantazh biznesit

Ndryshe nga herët e kaluara, kur e cilësonte korrupsionin në Shqipëri si endemik, këtë vit Depertamenti i Shtetit përdor fjalën sistemik për të përshkruar korrupsionin në Shqipëri, që nënkupton se ai është i përhapur gjerësisht në të gjithë shoqërinë shqiptare.

27 Korrik 2023, 10:35 Nga A.B
Klima e Investimeve/ DASH 'nxin' Shqipërinë: Korrupsion
DASH

TIRANË- Departamenti Amerikan i Shtetit e ka cilësuar klimën e investimeve në Shqipëri problematike. Raporti i fundit i DASH tregon se ka një panoramë më të zymtë se vitin e kaluar. DASH e konsideron vendin tonë si të vështirë për të bërë biznes, duke përmendur korrupsionin në sektorin publik, gjyqësor, prokurorimet publike, konkurencën e pandershme e shumë pika të tjera që i cilësojnë si negative. 

“Investitorët e huaj e cilësojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes. Ata përmendin korrupsionin e vazhdueshëm duke përfshirë sektorin publik, gjyqësorin, prokurimet publike, konkurrencën e pandershme dhe të shtrëmbëruar, ekonominë e madhe informale, pastrimin e parave, ndryshimet frekuente të legjislacionit fiskal si dhe zbatimin e dobët të kontratave si sfida të vazhdueshme për të bërë biznes në Shqipëri.

“Shqipëria ka një sektor të madh informal dhe aktivitete të pastrimit të parave. Task Forca e Veprimit Financiar për Pastrimin e Parave (FATF) e përfshiu Shqipërinë në listën e saj gri në vitin 2020 dhe vendi vazhdon të jetë në listën për vitin 2023 për shkak të mangësive strategjike në adresimin e shqetësimeve të pastrimit të parave. Komuniteti i biznesit raporton se fluksi i madh i të ardhurave të paligjshme nga trafiku i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni shtrembëron konkurrencën në treg” .

Klima e Investimeve/ DASH 'nxin' Shqipërinë: Korrupsion

DASH nënvizon se akuzat për korrupsion janë të zakonshme dhe bëhen objekt i zhvatjes nga administrata publike.

“Akuzat për korrupsion janë të zakonshme dhe investitorët shpesh raportojnë se ata bëhen objektiv i zhvatjes si nga administrata publike, ashtu edhe nga media dhe grupet kriminale.Investitorët raportojnë në mënyrë frekuente raste të korrupsionit të qeverisë, të cilat vonojnë dhe parandalojnë investimet në Shqipëri.”

Njëjtë si vitet e kaluara në raportin e DASH radhitet edhe problematika e koncesioneve, që sipas Departamentit ka reduktuar konkurrencën dhe mundësitë për investitorët e huaj në Shqipëri. 

Raporti i PLOTË;

dash raporti i dash per investimet ne shqiperi

Sondazh

Poll