Politike

“Bëni punë të ndershme që mos të shkoni në SPAK”/ Zbardhen porositë e Ramës për kryebashkiakët dhe deputetët, lëvdon vetëm 2

Po ashtu, në prani të të gjithë socialistëve, Rama vlerësoi për kontributin në Parlament të dy figurave me rëndësi të qeverisë së tij, ministrin e Brendshëm, Taulant Balla dhe ministren për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin.

26 Korrik 2023, 20:56 Nga k.m.
“Bëni punë të ndershme që mos të shkoni në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka dhënë disa mesazhe socialistëve të mbledhur për takimin e Asamblesë së Partisë Socialiste. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama u kërkoi që të kishin kujdes me punën e tyre që të mos bëheshin subjekt i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

“Kryebashkiakët të bëjnë punë të ndershme, të mos shkojnë në dyert e SPAK. Deputetet të angazhohen me shumë si në terren edhe në jetën parlamentare,”- tha ai. Ndërsa edhe njëherë shtoi: PS nuk do të bëhet mburojë e askujt. 

Po ashtu, në prani të të gjithë socialistëve, Rama vlerësoi për kontributin në Parlament të dy figurave me rëndësi të qeverisë së tij, ministrin e Brendshëm, Taulant Balla dhe ministren për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin.

Për të tjerë, Rama kishte rezerva. 

“Duhet të punoni më shumë,”- mësohet të ketë thënë Rama në mbledhje. Më specifikisht u ndal tek Greta Duraku, deputetja e qarkut Kukës, e cila prej kohësh ka "humbur" nga terreni. Burime për "Newsbomb" bëjnë me dije se shefi i qeverisë, ka shprehur rezerva për punën e dobët të deputetes, duke iu drejtuar me nota ironike për faktin se nuk bën takime në zonën që është zgjedhur.

Për më shumë detaje, Rama pritet që të zhvillojë nesër takime që do të zgjasin 2 ditë në Tepelenë. 

edi rama asambleja e ps 26 korrik 2023

Sondazh

Poll