Politike

Basha i anuloi mbledhjen e Këshillit Kombëtar, reagon Bardhi: Po marrin guximin të vetposhtërohen, gënjejnë publikisht. Kështu kërkojnë tu besosh qeverisjen?!

Gazment Bardhi ka nxjerrë lajmet që raportonin për miratimin e rregullores për Këshillin Kombëtar, i cili është lajmëruar nga demokrati se do të mblidhet nesër online.

26 Korrik 2023, 23:22 Nga k.m.
Basha i anuloi mbledhjen e Këshillit Kombëtar, reagon Bardhi: Po
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas njoftimit se Komisioni i Etikës e kishte anuluar mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Me anë të një reagimi në rrjetet e tij sociale, Bardhi ka nxjerrë lajmet që raportonin për miratimin e rregullores për Këshillin Kombëtar, i cili është lajmëruar nga demokrati se do të mblidhet nesër online. Sipas tij, të gënjesh për kompetencën e tij si sekretar i Partisë Demokratike të vulës, duhet të ketë nga pas një qëllim. Ndërsa ka hedhur edhe dyshime për aftësinë e Bashës për të qeverisur vendin. Në fund, edhe njëherë Bardhi njofton se Këshilli Kombëtar do të rimblidhet nesër.

"Me 300 veta deshmitarë dhe që kanë votuar, me median që ka pasqyruar faktin dhe përsëri marrin guximin të vetposhtërohen deri në diskretitim, duke gënjyer publikisht. Këtë të detyron një hall i madh ta bësh, sepse karrigia nuk mund të jetë justifikim! Dhe ndërkohë kërkojnë tu besosh qeverisjen e jetës dhe fatit të qytetarëve shqiptarë. Nesër në orën 19:00 mblidhet Këshilli Kombëtar i PD, edhe si nevojë për të ndalur këtë turp!,"-shkruan Bardhi në postimin e tij.

Deputetët e Partisë Demokratike Bledion Nallbati dhe Lefter Gështenja bënë të ditur se 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike janë kundër zgjedhjeve për kryetar të ri. Ata njoftuan Sekretarin e Përgjithshëm të partisë për të ushtruar kompetencat që i njeh statuti. Bardhi tha se do të mbledhë Këshillin Kombëtar, mirëpo Basha mblodhi Kryesinë për të firmosur shkarkimin e Bardhit nga detyra si Sekretar i Përgjithshëm./Dosja.al

gazment bardhi zgjedhjet e reja ne pd

Sondazh

Poll