Politike

“Duhet t’ju dalin djersë të ftohta, mos prisni t'ju mbroj unë...”/ Lavrim Krrashi: Ja paralajmërimi që na dha Rama sot në Asamble

Lavdrim Krashi zbuloi edhe paralajmërimin që kryeministri Rama, i cili sipas tij tha se njerëzit që janë përfshirë në afera korruptive brenda PS-së, kreu i qeverisë nuk ka për t’u dalë për zot.

26 Korrik 2023, 23:00 Nga k.m.
“Duhet t’ju dalin djersë të ftohta, mos prisni t'ju
Lavdrim Krashi

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Lavdrim Krashi ka ndarë detaje lidhur me takimin e sotëm me kryeministrin Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste. I ftuar në “Noë me Erla Mëhillin”, deputeti Krashi zbuloi edhe paralajmërimin që kryeministri Rama, i cili sipas tij tha se njerëzit që janë përfshirë në afera korruptive brenda PS-së, kreu i qeverisë nuk ka për t’u dalë për zot.

“Njerëz që janë përfshirë në afera korruptive do të djersitin djersë të ftohta dhe të mos i zërë gjumi natën. Të gjithë ata që kanë qenë të rregullt të drejtë, kanë zbatuar ligjin dhe nuk janë përfshirë në afera korruptive do jenë njerëzit më të gëzuar për drejtësinë e pavarur që më në fund ka ardhur në Shqipëri,”- tha Lavdrim Krashi.

Ndërsa po ashtu shtoi se në takim u morën në analizë zgjedhjet lokale të 14 majit.

“Asambleja është një roganizim i brendshëm, ku u morën në analizë dy gjëra, leximi i votës së shqiptarëve në datën 14 maj dhe përgjegjësia me të cilën e kanë veshur PS përfaqësuesit e saj. Lëvizjet që u bën sot nuk kanë të bëjnë me zgjedhjet e 14 majit. U mor në analizë performanca e PS, e cila nuk ka qenë në ato nivele që pritej. Gjiknuri është shkarkuar dhe sekretariati i PS-së,”- shtoi ai.

lavdrim krashi

Sondazh

Poll