Sport

Shqipëria madhështore, fitore me 4 gola dhe spektakël kundër Moldavisë

14 Tetor 2019, 16:28 Nga DOSJA
Shqipëria madhështore, fitore me 4 gola dhe spektakël kundër

MOLDAVI– Shqipëria ka arritur fitoren kundër Moldavisë në një ndeshje të dominuar për 90 minuta. Me golat e Cikalleshit, Bares, Trashit dhe Manaj, kuqezinjtë kanë zhvilluar një ndeshje ëndrash duke lënë pas humbjen me Turqinë 3 ditë më parë.

Kjo sfidë ishte e vlefshme për fazën e grupeve për Euro 2020, ku kombëtarja jonë ndodhet në vendin e katër dhe kërkon që të paktën të ngjitet një shkallë më lartë, pasi kualifikimi tashmë është i pamundur.

Skuarda jonë ka nisur që në minutat e para ne sulm dhe ka arritur që në minutën e 22 të shënojë me anë të Sokol Cikalleshit. Por ka treguar superioritet dhe ka arritur të shënojë dhe dy gola të tjerë në fraksionin e parë të lojës.

Ishin Keidi Bare dhe Lorenc Trashi ata që shënuan, duke iu bashkuar Cikalleshit. Pjesa e dytë shënoi më shumë raste, por mundi nuk shkoi kot, pasi në minutën e 90’ Manaj me finte arriti të shënonte dhe golin e 4-ët.

Në ndeshjet e kaluara me përfaqësuesen moldave kemi 3 fitore dhe 1 barazim, statistika që premtojnë për një rezultat pozitiv në ndeshjen e sotme. Në ndeshjet e tjera të grupit H,  Franca do të presë Turqinë, ndërsa Islanda do të luajë me Andorrën.

(K.M. A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport euro 2020 keidi bare lorenc trashi ndeshja moldavi shqipëri sokol cikalleshi euro 2020 keidi bare lorenc trashi ndeshja moldavi shqipëri sokol cikalleshi

Sondazh

Poll