Bota

Vijon zjarri në Kroaci/ Dubrovniku 'kërcënohet' nga flakët, shpërthejnë minat e para 3 dekadave nga lufta

Zona e prekur nga zjarri është vetëm 12 kilometra (7.5 milje) nga qyteti mesjetar mesjetar i Dubrovnikut, një destinacion kryesor turistik në Kroaci.

26 Korrik 2023, 13:39 Nga a.l
Vijon zjarri në Kroaci/ Dubrovniku 'kërcënohet' nga
Foto ilustruese

KROACI- Kroacia është një tjetër vend i cili po përballet me vatra zjarri të rrezikshme. Siç raportojnë mediat e huaja, situata paraqitet kritike në jug të qyetit kroat të Adriatikut të Dubrovnikut, ku kanë zbarkuar dhjetëra zjarrfikës. Erërat e forta kanë favorizuar flakët. 

"Një erë uragani jugore që fryn në kantonin Dubrovnik-Neretva ka nxitur një zjarr të përhapur në hapësirën e hapur në zonën e komunitetit Dubrovnik Plat," tha Komuniteti Kroat i Zjarrfikësve (HVZ) në faqen e tij të internetit.

Zona e prekur nga zjarri është vetëm 12 kilometra (7.5 milje) nga qyteti mesjetar mesjetar i Dubrovnikut, një destinacion kryesor turistik në Kroaci, shkruajnë mediat e huaja. 

Portali lokal i Dubrovnikut Du List raportoi se zjarret shkaktuan shpërthime të minave tokësore të mbetura nga lufta e viteve 1990 në një kodër aty pranë Petraca, por HVZ nuk mund ta konfirmonte këtë. Një tjetër zjarr i madh ka ndodhur në qarkun Split-Dalmatian të martën, me 65 zjarrfikës dhe tre avionë që po luftojnë me flakët.

zjarr ne kroaci

Sondazh

Poll