Bota

Fushatat kërcënuese ndaj serbëve në Policinë e Kosovës/ Kurti: Të papranueshme! Ndërkombëtarët të reagojnë ndaj presionit të Serbisë

Kreu i qeverisë është zotuar se institucionet e Kosovës do t’u ofrojnë mbështetje të plotë policëve të rinj, ashtu sikurse edhe komunitetit prej nga vijnë e ku do të shërbejnë. 

26 Korrik 2023, 12:50 Nga a.l
Fushatat kërcënuese ndaj serbëve në Policinë e
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka cilësuar të papranueshme kërcënimet ndaj policëve të komunitetit serb, të cilët morën detyrën në fillim të kësaj jave dhe u vendosën në pjesën veriore të vendit. Në një konferencë për media, Kurti tha se faktori ndërkombëtar duhet të dënojë çdo lloj fushate kërcënimi të organizuar ndaj policëve serbë. 

“Më lejoni që të iu uroj fillim të mbarë të punës gjeneratës më të re të policëve të Kosovës, veçanërisht nga radhët e komuniteteve joshumicë në komunat veriore të vendit. I përgëzoj për kurajon për të qenë pjesë e Policisë së Kosovës dhe vullnetin e tyre për t’i shërbyer rendit e sigurisë në vend, sidomos 46 policët e rinj nga komuniteti serb. Fushatat kanale e platformat sociale që ka për qëllim kërcënimin e frikësimin e tyre janë të papranueshme për ne edhe pse jam i bindur që janë krejtësisht të shpërfillura prej vetë tyre. Ata sot janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës sepse janë profesionistë të guximshëm. Faktori ndërkombëtar duhet të jetë i zëshëm ndaj trysnive të vazhdueshme të Beogradit mbi komunitetin serb që synim e kanë parandalimin e integrimit të tyre në jetën institucionale të Kosovës”, ka deklaruar kreu i ekzekutivit.

Kreu i qeverisë është zotuar se institucionet e Kosovës do t’u ofrojnë mbështetje të plotë policëve të rinj, ashtu sikurse edhe komunitetit prej nga vijnë e ku do të shërbejnë. 

albin kurti

Sondazh

Poll