Bota

Zgjedhjet në Veri kusht i BE-së/ Kurti në një 'mendje' me Bislimin: Së pari të hiqen masat ndëshkuese!

26 Korrik 2023, 12:43 Nga a.l
Zgjedhjet në Veri kusht i BE-së/ Kurti në një
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot për zgjehdjet në veri të vendit dhe dakordimin ndërmjet zëvendëkryeministrit Besnik Bislimi dhe ndërmjetësit të BE-së, Miroslav Lajçak për kalimin e krizës në Veri. Në një konferencë për mediat ai ka komentuar edhe deklaratën e bërë më herët nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili tha se zgjedhjet do të mbahen pasi BE të ketë hequr masat ndëshkuese ndaj Kosovës, deklaratë të cilën kreu i qeverisë e ka mbështetur. 

 “Së pari duhet të kemi parasysh që është bërë një dakordim në mes të Bislimit dhe emisarit Lajcak lidhur me atë se si duhet zbatuar qëndrimi i 27 vendeve të BE-së. Ne kemi një dakordim. Shtetin e Kosovës e përfaqëson Qeveria e Republikës. Ne kemi çuar z.Besnik Bislimin. BE-në e përfaqëson Borelli. Ai e ka dërguar Lajcakun. Është arritur dakordimi. Se si duhet të zbatohen kriteret e qëndrimit të BE-së, janë takuar këta dy dhe është arritur një marrëveshje. Kemi një dakoordim mes Bislimit dhe Lacjakut. Kjo ka të bëjë me de-eskalimin. Unë nuk besojë që dikush pret që pa u bërë de-eskalimi i plotë të kemi zgjedhje në Veri. Megjithatë ne e vazhdojmë punën, jemi duke u përgatitur që të ketë zgjedhje në veri të Kosovës”, ka thënë Kurti.

Për deklarimin e zv.kryeminitrit Bislimi, Kurti ka thënë se s’bëhet fjalë për kushtëzime por për rendin logjik të gjerave, e që sipas Kurtit është zbatimi i dakordimit mes Bislimit dhe Lajcakut.

“Masat që janë marrë ndaj nesh, që janë quajtur edhe të përkohshme edhe të kthyeshme, natyrisht presim që të hiqen sa më parë dhe është e logjikshme që kjo duhet të ndodh paraprakisht. S’bëhet fjalë për kushtëzime por bëhet fjalë për rendin logjik të gjerave, që duhet të ketë si hap të parë zbatimin e dakordimit në mes të Bislimit dhe Lajcakut për 3 qershorin, i realizuar në Bratislavë, që natyrisht e krijon atë normalitetin minimal për zgjedhjet e parakohshme”, ka thënë Kurti. 

albin kurti

Sondazh

Poll