Bota

VIDEO/ Portugalia në 'luftë' me flakët, rrezikohen banesat në periferi, 600 zjarrfikës në terren

Zjarri filloi në orën 5 pasdite (1600 GMT) në një zonë malore që është pjesë e parkut natyror Sintra-Cascais, i cili mbulon rreth 145 kilometra katrorë (56 milje katrorë) tokë dhe ndodhet në perëndim të kryeqytetit Lisbonës.

26 Korrik 2023, 12:29 Nga a.l
VIDEO/ Portugalia në 'luftë' me flakët, rrezikohen
Portugali

PORTUGALI- Një tjetër vend i cili po përballet me vatra zjarri të rrezikshme si pasojë e temperaturave të larta është edhe Portugalia. Një nga zonat më të prekura është Cascais, ku një park nattyror është përfshirë nga flakët e favorizuar nga erërat e forta. 

Zjarri filloi në orën 5 pasdite (1600 GMT) në një zonë malore që është pjesë e parkut natyror Sintra-Cascais, i cili mbulon rreth 145 kilometra katrorë (56 milje katrorë) tokë dhe ndodhet në perëndim të kryeqytetit Lisbonës. Të mbështetur nga 189 automjete, më shumë se 600 zjarrfikës u përpoqën të neutralizonin flakët, shkruajnë mediat e huaja. 

Në një nga fshatrat e prekur nga zjarri, banorët e dëshpëruar vendas i morën gjërat në duart e tyre teksa u përpoqën të mbronin shtëpitë e tyre me kova uji, pasi erërat e forta ndezën flakët.

"Frika tani është se do të arrijë në shtëpi. “Ne përpiqemi të ndihmojmë sa të mundemi me kova (me ujë)… por nuk ia vlen shumë," tha 34-vjeçarja Ines Figueiredo ndërsa tymi mbushte ajrin.

Kryetari i bashkisë së Cascais, Carlos Carreiras tha se ka nisur evakuuimi i menjëhershëm i banorëve të zonave të prekura. 

zjarr ne portugali

Sondazh

Poll