Politike

Zgjedhja për kryetarin e ri të PD! Grupimi i Bashës mbledh Komisionin Zgjedhor për përgatitjen e listave

Lista do të jetë me rreth 25 mijë anëtarë nga 75 mijë që ka qenë në zgjedhjet e fundit për kryetar në 13 qershor të 2021.

25 Korrik 2023, 10:54 Nga A.B
Zgjedhja për kryetarin e ri të PD! Grupimi i Bashës mbledh
Selia

TIRANË- Grupi i Lulzim Bashës ka mbledhur sot Komisionin Zgjedhor për përgatitjen për zgjedhjet e 29 korrikut. Mbledhja është kryesisht për listat e anëtarësisë që do të votojnë. 'Report Tv' raporton se lista e anëtarësisë është tkurrur.

Lista do të jetë me rreth 25 mijë anëtarë nga 75 mijë që ka qenë në zgjedhjet e fundit për kryetar në 13 qershor të 2021.

Një ditë më parë, deputetët e Partisë Demokratike Bledion Nallbati dhe Lefter Gështenja bënë të ditur se 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike janë kundër zgjedhjeve për kryetar të ri. Ata njoftuan Sekretarin e Përgjithshëm të partisë për të ushtruar kompetencat që i njeh statuti.

Bardhi tha se do të mbledhë Këshillin Kombëtar, mirëpo Basha mblodhi Kryesinë për të firmosur shkarkimin e Bardhit nga detyra si Sekretar i Përgjithshëm./Dosja.al

zgjedhjet per kryetar ne pd

Sondazh

Poll