Politike

Tur nëpër Shqipëri/ Arlind Qori: Nuk e mbyllim “qepenin” pas zgjedhjeve, së shpejti nisim protestat

Arlind Qori tha se kjo nuk është një nga partitë e rradhës që mbyll “qepenin” pas zgjedhjeve, duke shtuar se ai e vazhdon aktivitetin politik në përditshmëri. 

24 Korrik 2023, 22:10 Nga k.m.
Tur nëpër Shqipëri/ Arlind Qori: Nuk e mbyllim
Arlind Qori

TIRANË- Kryetari i “Lëvizja Bashkë”, partia e sapokrijuar që arriti të marrë një rezultat befasues në zgjedhjet vendore të Tiranës, me rreth 5% të votave, Arlind Qori ka folur për të ardhmen e kësaj force politike. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Arlind Qori tha se kjo nuk është një nga partitë e rradhës që mbyll “qepenin” pas zgjedhjeve, duke shtuar se ai e vazhdon aktivitetin politik në përditshmëri. 

Ndaj edhe njoftoi se po vazhdon një tur takimesh në Shqipëri, për të takuar qytetarë të ndryshëm dhe për t'u njohur me realitetin e tyre. 

“Prej disa javësh jemi duke bërë një tur takimesh nëpër Shqipëri. Do të shkojmë në sa qytete të mundemi. Për ne nuk ekziston teoria që mbaruan zgjedhjet dhe mbyll qepenin. Ne nuk kemi hapur qepen dhe nuk kemi për të mbyllur ndonjëherë qepen. Ne jemi të hapur dhe do të jemi gjithmonë të hapur për qytetarët. Jemi gati të bëjmë çdo sakrificë. Për ne politika është aktivitet i përditshëm. E kemi nisur me këtë tur takimesh. Në shtator dhe tetor do të kemi një zinxhir protestash për çështje me rëndësi politike, social-ekonomike, praktikisht nuk do të rrimë rehat asnjë moment.

Këtë nuk e bëjmë në funksion të zgjedhjeve të 2025, por sepse ne e konsiderojmë politikën një angazhim të përditshëm. 32 vjet janë shumë për sistemin aktual partiak. Potenciale dhe të çara për ndryshim, ekzistojnë. Është në dorën tonë dhe të tjerë aktorëve politikë… Si çdo sistem tjetër edhe sistemi partiak në Shqipëri, e ka patur kohën e lulëzimit, pjekjes dhe është në fazën e degradimit. Kjo shihet nga mënyra se si po shkërmoqen partitë, duke nisur nga PD. Nuk do të jetë e largët dita që të çarat do të bëhen aq të mëdha, saqë shoqëria masivisht do të ndërrojë dorë, nuk do të ndërrojë dorë vetëm 5% e qyetetarëve të Tiranës, siç ndodhi në zgjedhjet lokalë në Tiranë,”- tha Qori në TPZ.

arlind qori

Sondazh

Poll