24 Korrik 2023, 22:53
Nga k.m.
Dashnor Sula
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar lidhur me firmosjen dy herë të deputetes Oriola Pampuri në vendimin e Kryesisë për t’i kaluar vulën e partisë Indrit Sefës, duke ia hequr kështu Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi.
Në një reagim të bërë në Facebook, ai shprehet se një akt i tillë është për të ardhur keq.
“Sa e turpshme dhe për të ardhur keq të shohësh akte të tilla. ‘Lideri Evropian’ që tmerrohet nga Këshilli Kombëtar kërkon të privatizojë vulën e PD sikur të jetë prona e tijë e paluajtshme. E turpshme dhe qesharake kur shikon sesi për të dhënë përshtypje sikur ka shumicën, dokumenti firmoset me shume se njehere nga nje ligjvenes. Që këtu kuptohet se në “çfarë nivelesh jemi. Disponimi i vules eshte çeshtje e statutit, jo vullnet i individëve personalë. Sa për patericën, akuzat për Portin e Durrësit dhe të tjera s’kanë qenë për ne që kemi bërë dhe i shkonim pas edhe “opozitarizmit” të atij që nuk iku asnjë ditë por bën sikur po rikthehet me mision ushtarak,”- shkruan ai në rrjetet e tij sociale.
Lulzim Basha duket se ka vendosur që të heqë nga rruga e tij çdo pengesë për rizgjedhjen në krye të Partisë Demokratike. Ndaj, kur Gazment Bardhi paralajmëroi një mbledhje të Këshillit Kombëtar të PD-së, Basha vendosi që t'i heqë Bardhin nga posti i sekretarit të Përgjithshëm, duke vendosur në vendin e tij, Indrit Sefën. Madje dhe dokumenti i firmosur dhe i vulosur u publikua kudo në media. Me propozim të 1/5 së anëtarëve, Kryesia ka vendosur që të ngarkohet sekretari për çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Indrit Sefa për prodhimin dhe administrimin e vulës së partisë. Lulzim Basha pritet të rizgjidhet kryetar i PD në 29 Korrik, sipas një procesi që ka ngritur shumë pikëpyetje dhe është kundërshtuar nga një pjesë e mirë e kryesisë dhe deputetëve të PD-së së vulës.
dashnor sula zgjedhjet e reja ne pd
Politike
24 Korrik 2023, 22:39
k.m.
Arlind Qori
TIRANË- Arlind Qori, kryetar i “Lëvizja Bashkë” ka folur për partinë e krijuar rishtaz dhe për ideolo...
Politike
24 Korrik 2023, 22:29
k.m.
TIRANË- Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca në takimin e I-rë të Komitetit të Monitorimit të Prog...
Politike
24 Korrik 2023, 22:10
k.m.
Arlind Qori
TIRANË- Kryetari i “Lëvizja Bashkë”, partia e sapokrijuar që arriti të marrë një rezultat befas...
Politike
24 Korrik 2023, 21:19
k.m.
Oriola Pampuri
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka pranuar se ka firmosur dy herë në vendimin për kalimin e...
Politike
24 Korrik 2023, 21:02
k.m.
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar pas lajmit se Lulzim Basha ka falsifikuar vulën e Partis...
Politike
24 Korrik 2023, 20:10
k.m.
Foto ilustruese
Një raport i ri i Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional, GI-TOC, i botuar të hënë...
Politike
24 Korrik 2023, 19:24
k.m.
Lulzim Basha
TIRANË- Ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha vazhdon takimet e tij me qytetarët, ku sot është ndalur në ...
Politike
24 Korrik 2023, 19:16
k.m.
Takimi në Kukes
KUKËS- Ministri i Brendshëm Taulant Balla prezantoi sot në Kukës, prefektin e ri të qarkut, Albert Halilaj. N...
Politike
24 Korrik 2023, 18:12
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Pushimet e verës duket se do të shtyhen edhe për socialistët e kabinetit të kryeministrit Edi Rama. Më...
Politike
24 Korrik 2023, 18:02
k.m.
Tritan Shehu
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pas vendimit të marrë nga Kryesia e Partisë Demokrat...