Politike

Korreshi: Vetëm Sali Berisha e bashkon Partinë Demokratike

Korreshi deklaron se duhet një proces gjithë përfshirës ku të bashkohet partia.

25 Korrik 2023, 08:28 Nga A.B
Korreshi: Vetëm Sali Berisha e bashkon Partinë Demokratike
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi deklaron se duhet një proces gjithë përfshirës ku të bashkohet partia. I ftuar mbrëmjen e kaluar në 'Çim Peka Live', ai theksoi se i vetmi që i mbledh demokratët dhe i bashkon është Sali Berisha.

"Unë jam për një parti të madhe shumë përfshirëse. Nuk e kam problem që të trokas në derën e Berishës dhe ti them që duhet të gjet zgjidhja bëj çfarë të duash ti.

Unë kam thënë që vetëm ai e bashkon PD dhe në momenti n që ai i bie bilbilit dhe ka një proces të gjithë shkojnë pas tij, nuk ka kompleks sepse nuk fiton asnjë njeri tjetër përpos tij por duhet të bëjmë një proces gjithë përfshirës ku të dali një parti e bashkuar"- u shpreh Korreshi.

saimir korreshi sali berisha

Sondazh

Poll