Sport

Leo Messi sapo mbërrin te Inter Miami, “pushton” Shtetet e Bashkuara...

Lionel Messi vendos një rekord historik në televizionin amerikan me debutimin e tij me Inter Miami.

25 Korrik 2023, 09:00 Nga DOSJA

Leo Messi sapo mbërrin te Inter Miami, “pushton” Shtetet e

SHBA - Sikleti i Lionel Messit te PSG tashmë duket si një histori shumë e vjetër. Sapo ‘Pleshti’ mbërriti në Inter Miami, kampioni argjentinas i Botës përmbysi rrjetet sociale.  Franshiza MLS tani ka më shumë abonentë se Inter Milan, diçka shumë interesante po ndodh në kampionatin amerikan, që nga zbarkimi i fundit i kampionit të botës. 

Në debutimin e Lionel Messit në Kupën e Ligës kundër klubit meksikan Cruz Azul, ndeshja regjistroi 12.500.000 shikues në Shtetet e Bashkuara. Kjo është edhe ndeshja më e ndjekur e futbollit në historinë e televizionit amerikan.

Akoma më mbresëlënëse, siç raporton “Olé”, është fakti se për herë të parë, futbolli theu rekordet e basketbollit amerikan, të cilët, në kulmin e tyre të të gjitha kohërave, tërhoqën rreth 11 milionë shikues.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll