Sport

Ney Alves këmbëngul te pafajsia e vëllait të tij, Dani: “Ti vetëm me gruan gabove”...

Këtë e ka bërë në llogarinë e tij në Instagram dhe pa përmendur sërish viktimën

25 Korrik 2023, 08:00 Nga DOSJA

Ney Alves këmbëngul te pafajsia e vëllait të tij, Dani:

SPANJE - Dani Alves prej gjashtë muajsh është në burgun Brians 2 në Barcelonë, pasi janarin e kaluar u akuzua se dyshohet se ka kryer një sulm seksual ndaj një femre të re në banjën e klubit të natës në fjalë. Nga ambienti i tij familjar dhe shoqëror janë shqetësuar për mbrojtjen e tij gjatë gjithë kohës, ndërkohë që vëllai i tij shpesh i ka dërguar mesazhe inkurajimi.

Gjykatat kanë refuzuar kërkesat për liri të kërkuara nga grupi ligjor i futbollistit dhe nga sa bëhet e ditur, gjithçka tregon se të paktën deri në tetor, ai do të qëndrojë pas hekurave, kur është thirrur për gjykimin e kallëzimit për përdhunimin e dyshuar të viktimës dhjetorin e kaluar.

Gjithsesi, mbështetja për lojtarin brazilian ka ardhur në rënie dhe Dani Alves ka grumbulluar lajme të këqija. I vetmi që e mbështet dhe e mbron atë para përdoruesve është vëllai i tij, i cili nuk dorëzohet dhe vazhdon të këmbëngulë për pafajësinë e tij. Natyrisht, polemikat vazhdojnë, pasi edhe një herë ai nuk e ka përmendur viktimën dhe vetëm supozon, se vëllai i tij është ngatërruar me gruan e tij, Joana Sanz.

"Ti je njeri ke bërë vetëm një gabim me gruan tënde. Dhe nuk është krim të të trajtosh si kriminel",- tha ai fillimisht. "Ne do t'i tregojmë botës se nuk je përdhunues dhe nuk do të jesh kurrë. Të dua vëllai im",- ka postuar ai në një foto ku të dy përshëndeten me njëri-tjetrin në një festë.

Ney Alves këmbëngul te pafajsia e vëllait të tij, Dani:

“20 janar 2023, dita kur bota na u shemb mbi kokat dhe ende pa kuptuar, kam besim te ti o Zot, vetëm te ti. Edhe pse ecim nëpër luginën e hijes së vdekjes, nuk do të kemi frikë nga asnjë e keqe. Lavdi Zotit për gjithçka”,- ka shkruar ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll