Sport

Paga astronomike që Al Hilal i ofron Kylian Mbappé: dy milionë euro... në ditë!

PSG pranoi ta shesë sulmuesin në Arabinë Saudite, ku ai tani mund të fitojë 700 milionë euro në një vit.

25 Korrik 2023, 08:30 Nga DOSJA
Paga astronomike që Al Hilal i ofron Kylian Mbappé: dy milionë

FRANCE - Mbappe do të përfitojë një pagë vjetore prej 700 milionë euro, nëse nënshkruan për Al-Hilal të Arabisë Saudite. Për më tepër, propozimi do të parashikon mundësinë që francezi të shkojë te Real Madrid (ose një klub tjetër) me kosto zero vitin e ardhshëm. 

Lajmi u dha nga James Benge, gazetar i “CBS”. Fabrizio Romano, nga ana tjetër, shton se kjo pagë vjetore do të përfshijë të drejtat tregtare dhe se Mbappé do të mbajë 100% të të drejtave të imazhit. 

Epo, le të kalojmë te llogaritë. 700 milionë euro në vit janë ekuivalente me diçka si 58.3 milionë euro në muaj, 14.6 milionë euro në javë, 2.1 milionë euro në ditë, 86.8 mijë euro në orë, 1446 euro në minutë dhe 24 euro në sekondë. 

Sulmuesi 24-vjeçar do të bëhej lojtari më i paguar në botë. “Sky Sports” garanton se PSG do të pranojë propozimin prej 300 milionë eurosh nga Al Hilal, që stërvitet nga Jorge Jesus, në një transferim që, nëse realizohet, do ta bënte Mbappé futbollistin më të shtrenjtë në histori.

Mbappé është jashtë skuadrës së PSG-së, e cila po zhvillon kampin stërvitor parasezonal në Japoni, pasi kishte informuar klubin se nuk dëshironte të fillonte vitin shtesë të kontratës (deri në 2025). Klubi francez nuk dëshiron ta lërë lojtarin të largohet me kosto zero dhe prandaj është i hapur ndaj propozimeve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll