Sport

Haaland, përveç çmimit si “Futbollisti më i mire” kundër Yokahomas, përfitoi edhe një çek prej 1.000.000 jenësh japonezë...

Sulmuesi norvegjez Erling Haaland i Manchester Cytit, është vlerësuar edhe financiarisht nga organizatorët e ndeshjes.

24 Korrik 2023, 18:42 Nga DOSJA

JAPONI - Manchester City pushtoi Anglinë (duke fituar Premier League dhe FA Cup) dhe Evropën (fitoi Champions League) sezonin e kaluar, ndërkohë që sezoni i ri e gjen skuadrën e Pep Guardiolës duke synuar sërish lart.

“Qytetarët” me miqësoren e tyre të parë verore treguan se po e nisin aty ku e lanë. Ndaj Yokohama Marinos ata mbizotëruan 5-3 me Erling Haaland në krye, i cili shënoi dy gola.

Pas përfundimit të ndeshjes, sulmuesi norvegjez mori çmimin si “Futbollisti më i mirë” i ndeshjes.  Por ky vlerësim u shoqërua edhe me një çek që tregonte një numër treshifror, 1.000.000 jen japonez, që është e barabartë me 5.484 paund ose me 6.347 euro.

Haaland, përveç çmimit si “Futbollisti më i

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll