Sport

FC Barcelona humb miliona, pas anulimit të miqësores luksoze me Juventusin...

FC Barcelona ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku janë në një turne stërvitor.

24 Korrik 2023, 17:05 Nga DOSJA
FC Barcelona humb miliona, pas anulimit të miqësores luksoze me

SHBA - Katalanasit duhej të luanin ndeshjen e parë miqësore kundër Juventusit më 22 korrik, por ajo u anulua për shkak të problemeve shëndetësore me të cilat përballeshin disa lojtarë në skuadrën spanjole.

Futbollistë të shumtë të FC Barcelona janë prekur nga një virus gastrointestinal dhe për këtë arsye ndeshja kundër ekipit të Serisë A nuk u luajt. Pas vendimit për anulimin e ndeshjes, kampionët e La Ligës humbi nga dy deri në tre milionë euro, bëjnë të ditur botimet spanjole. 

Sipas raportimeve, për ndeshjen në fjalë ishin shitur të paktën 60 mijë bileta, me çmim nga 55 deri në 450 euro, ku katalanasit do të kishin marrë një përqindje të caktuar të shumës totale. 

Joan Laporta zbuloi se katalanasit u përpoqën ta ricaktonin ndeshjen për 25 korrik, por kjo nuk ishte e mundur sepse stadiumi në “Santa Clara” po priste një koncert të Taylor Swift. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll