Sport

Kupa e Botës për Femra/ Argjentinasja ka bërë tatuazh në këmbën e saj Maradonën dhe Cristiano Ronaldon. Ja arsyeja…

Futbollistja argjentinase, Jamila Rodriguez, ka bërë tatuazh në këmbë fytyrën e Diego Maradonës dhe Cristiano Ronaldos.

24 Korrik 2023, 16:34 Nga DOSJA

Kupa e Botës për Femra/ Argjentinasja ka bërë tatuazh

ARGJENTINE - Lojtarja 25-vjeçare argjentinase, Yamila Rodriguez, e cila po garon me kombëtaren e saj në Botërorin e Femrave që po mbahet në Australi dhe Zelandën e Re, ka një tatuazh në këmbë me fytyrat e dy futbollistëve.

Futbollistja nga Palmeira ka në majë të këmbës portretin e Diego Maradonës, por ajo që të habit është se poshtë saj ka edhe fytyrën e Cristiano Ronaldos.

Rodriguez shpjegoi tatuazhin e saj të veçantë: "Ai është, pa dyshim, lojtari më i mirë në botë. Po e shikoja duke luajtur dhe mendova: si mund të jetë kaq i përsosur? Ai më mahnit me gjithçka që bën. Me këtë tatuazh, tani e kam Cristiano me vete përgjithmonë."

Në një intervistë të mëparshme ajo ndër të tjera kishte deklaruar: “Idhulli im është Cristiano Ronaldo”.

Kupa e Botës për Femra/ Argjentinasja ka bërë tatuazh

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll