Sport

E PABESUESHME! Al Hilal i jep 300 milionë PSG-së dhe 700 milionë Mbappe që të luajë një vit dhe më pas të largohet pa pagesë...

Gjëra të pabesueshme, Al Hilal i jep 700 milionë Mbappes që të luajë vetëm një vit dhe vitin e ardhshëm të largohet pa pagesë.

24 Korrik 2023, 16:18 Nga DOSJA
E PABESUESHME! Al Hilal i jep 300 milionë PSG-së dhe 700 milionë

ARABIA SAUDITE - Një transferim rekord në historinë e futbollit po synohet nga Al Hilal, të cilët po i japin tokë dhe ujë yllit francez Kylian Mbappe, në përpjekje për ta joshur atë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Seriali për të ardhmen e francezit mban mirë dhe disa skuadra janë në proces për ta blerë. Një prej tyre është edhe Al Hilal, i cili hedh në tavolinë... numra të çmendur për ta bindur të bëhet lojtar i tyre.

Në veçanti, sauditët po i japin 300 milionë euro Paris Saint-Germain-it , duke dashur të thyejnë rekordin e mbajtur nga skuadra franceze kur blenë Neymar për 222 milionë.

Por edhe nëse Parisi e pranon ofertën, Al Hilal do të duhet të merret me lojtarin, i cili dihet se dëshiron të vazhdojë karrierën te Reali Madridi, qoftë këtë vit ose në verën e 2024, kur është i lirë.

Për ta tunduar, Al Hilal po përgatit një propozim të paprecedentë: po i japin 700 milionë sulmuesit për një kontratë vjetore. Me fjalë të tjera, ajo i jep Kylian Mbappe 700 milionë për të luajtur një vit me fanelën e saj dhe më pas le të shkojë te Reali, sipas dëshirës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll