Politike

Zgjedhjet në Rrogozhinë, Celibashi: Duhet ndryshuar mënyra e organizimit dhe e të funksionimit të komisioneve zgjedhore

Sipas tij, administrimi i zgjedhjeve në këto nivele nga persona të caktuar vetëm nga partitë politike nuk siguron as integritet të procesit dhe as mirëadministrim teknik të tij. 

24 Korrik 2023, 14:12 Nga A.B
Zgjedhjet në Rrogozhinë, Celibashi: Duhet ndryshuar mënyra e
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Pas përfundimit të zgjedhjeve në Rrogozhinë, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi bën thirrje për ndryshim në formën e organizimit. Në një reagim publik, ai thotë se duhet ndryshuar mënyra e organizimit dhe e funksionimit të komisioneve zgjedhore të niveleve të dyta dhe të treta.

Sipas tij, administrimi i zgjedhjeve në këto nivele nga persona të caktuar vetëm nga partitë politike nuk siguron as integritet të procesit dhe as mirëadministrim teknik të tij. 

MESAZHI I CELIBASHIT:

Ndoshta nuk është koha apo edhe rasti, por duhet të sjell në vëmendje tani edhe sidomos pas zgjedhjeve të datës 23 korrik 2023 në Rrogozhinë, domodoshmërinë për ndryshimin e mënyrës së organizimit dhë të funksionimit të komisioneve zgjedhore të niveleve të dyta dhe të treta.

Administrimi i zgjedhjeve në këto nivele nga persona të caktuar vetëm nga partitë politike nuk siguron as integritet të procesit dhe as mirëadministrim teknik të tij. Shpresoj që partitë politike të vlerësojnë me realizëm dhe pa paragjykime këtë konsideratë të KQZ.

ilirjan celibashi zgjedhjet ne rrogozhine

Sondazh

Poll