Sport

Trajneri Fernando Santos në shënjestër të sauditëve të Al Shabab, Federata Polake i hedh ‘ujë’ problemit…

Federata Polake shprehet se trajneri është me pushime…

24 Korrik 2023, 16:06 Nga DOSJA
Trajneri Fernando Santos në shënjestër të sauditëve

POLONI - Gjashtë muaj, pas marrjes së drejtimit të kombëtares polake, Fernando Santos po shoqërohet nga shtypi vendas me largimin... në mënyrë që të niset drejt Arabisë Saudite për të stërvitur Al Shabab. 

Hipoteza u forcua në të dy vendet gjatë ditës së djeshme, ndonëse Federata Polake ka nxituar të hedhë ujin në çiban: “Trajneri është me pushime. Javën e kaluar ai ishte në Poloni për të parë Superkupën dhe nuk ka dhënë asnjë shenjë ndryshimi në planet e tij profesionale”,- thuhet në një deklaratë të shkurtër të publikuar në rrjetet sociale. 

I prezantuar në fund të janarit, Fernando Santos ka një kontratë deri në vitin 2026, por ka qenë objekt i shumë kontestimeve në Poloni, pas dy humbjeve në tre ndeshjet e para kualifikuese për “Euro 2024”, çka e bën të besueshëm hipotezën e ngritur saudite.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll