Sport

Raphaël, “luftëtari” i patericave…

Sipas shtypit gjerman, mbrojtësi i majtë i bavarezëve do të humbasë fillimin e sezonit, pasi duhet të ndalet për pesë ose gjashtë javë.

24 Korrik 2023, 15:56 Nga DOSJA
Raphaël, “luftëtari” i patericave…

GJERMANI - Para se të udhëtojnë për në Japoni, ku do të përballen me Manchester Cityn (më 26), Kawasaki Frontale (29) dhe Liverpool (2 gusht), Bayern Munich u prezantua dje para tifozëve në “Allianz Arena”. 

Dhe kulmi ishte Raphaël Guerreiro, i cili u shfaq me paterica në fushë, një ditë pasi klubi njoftoi se portugezi do të ishte jashtë udhëtimit aziatik për shkak të një dëmtimi muskulor në këmbën e djathtë. 

Sipas shtypit gjerman, mbrojtësi i majtë do të humbasë edhe fillimin e sezonit, pasi duhet të ndalojë për pesë ose gjashtë javë, duke vazhduar të jetë pjesë e Bayern Mhnich.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll