Politike

'Anuloni zgjedhjet për kryetar'/ Kërkesa e deputetëve, Bardhi thërret mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së

Bardhi tha se ka marrë një relacion të detajuar për situatën dhe vlerësimin e Këshillit Kombëtar.

24 Korrik 2023, 13:52 Nga A.B
'Anuloni zgjedhjet për kryetar'/ Kërkesa e deputetëve,
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi do të mbledhë Këshillin Kombëtar. Ai ka dhënë edhe një prenoncim për 'Report Tv', ku thotë se ka marrë një relacion të detajuar për situatën dhe vlerësimin e Këshillit Kombëtar.

Po kam marrë një relacion të detajuar dhe kërkesë mbi situatën dhe vlerësimin e Këshillit Kombëtar dhe pasi i kam shqyrtuar kam ushtruar menjëherë kompetencat që më njeh Statuti i Partisë. Kam vendosur të thërras mbledhjen e Këshillit Kombëtar.”- tha Bardhi.

Sot, 7 deputetë demokratë të cilët nuk e mbështesin procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri, kërkuan nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi që të ndërmarrë hapat në të mirë të partisë./Dosja.al

gazment bardhi zgjedhjet per kryetar ne pd

Sondazh

Poll