Sport

Rúben Dias do ta 'kompensojë nënën e Jack Grealish: Ai do t'i ofrojë asaj një çantë të re...

Çanta e nënës së Jack Grealish “viktimë” në festimet e futbollitëve të Manchester Cityt.

24 Korrik 2023, 14:41 Nga DOSJA
Rúben Dias do ta 'kompensojë nënën e Jack Grealish:

ANGLI - Historia u zbulua pak më shumë se një muaj më parë nga Ederson. Gjatë festimeve të titullit sezonin e kaluar, Rúben Dias piu shumë dhe përfundoi duke hedhur gjithçka që I dilte përpara.

Këtë fat pati edhe çanta e nënës së Jack Grealish, e cila u bë 'viktimë' e festës. Tani, më shumë se një muaj më vonë, portugezi është shprehur i gatshëm të kompensojë zonjën Karen për atë që ndodhi, sipas 'The Sun'.

"Ruben u ndje pak i keq për shkak të të gjitha atyre udhëtimeve dhe festimeve. Ai zakonisht nuk pi alkool, por ai e mbajti premtimin e tij për të pirë disa gota, nëse skuadra fitonte tripletën. Ai shpejt e kuptoi se nuk ishte mirë dhe shkoi pas perdes për t’u qetësuar.

Problemi ishte se çanta e zonjës Grealish ishte atje dhe ajo ra ‘viktimë’ e euforisë së Ruben Dias. Pas kaq kohësh ai ka ‘reflektuar’ dhe dëshiron të bëjë gjënë e duhur dhe është shprehur se do t’i japë një çantë të re zonjës Grealisht si dëmshpërblim, shprehet një burim afër lojtarit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll