Sport

Joana Sanz, bashkëshortja e Dani Alves, denoncon kërcënimet me vdekje që ka marrë: "Ne jemi të autorizuar të të vrasim"...

Partnerja e Dani Alves ka publikuar disa mesazhe të pakëndshme që i merr çdo ditë në llogarinë e saj në Instagram.

24 Korrik 2023, 13:29 Nga DOSJA

Joana Sanz, bashkëshortja e Dani Alves, denoncon kërcënimet me

SPANJE - Joana Sanz, ende bashkëshortja e Dani Alves, ka denoncuar në profilin e saj në Instagram se merr kërcënime të përditshme, shumë prej tyre edhe kërcënime me vdekje. E gjithë kjo për shkak të dëshirës së saj për t'u divorcuar nga futbollisti brazilian, i cili është në paraburgim, pasi u akuzohet për një sulm seksual në një klub nate të Barcelonës më 30 dhjetor.

Për disa kohë dhe si rezultat i dëshirës së saj për t'u strehuar dhe izoluar nga të gjitha polemikat rreth bashkëshortit të saj, Joana Sanz u zhvendos në Madrid. E fokusuar në punën e saj, modelja nuk mund të vazhdojë të durojë kërcënimet e ashpra që merr çdo ditë, sidomos nga fansat e Dani Alves. Edhe familja e lojtarit e ka kritikuar atë në shumë raste.

Pa dyshim, 2023 është një nga vitet më të këqija në jetën e Joana Sanz, nëse jo më i keqi. Para se të ndodhte gjithçka lidhur me bashkëshortin e saj, Dani Alves, modelja e re spanjole humbi nënën në fillim të vitit. Nëna e Joana Sanz vdiq në janar, viktimë e kancerit.

Modelja edhe sot e kësaj dite është shumë e prekur nga humbja e nënës së saj, të cilën e kujton përditë. Ndonjëherë, ajo e tregon këtë kujtim në llogarinë e saj në Instagram, siç bëri disa minuta para se të raportonte kërcënimet e marra më së fundit me vdekje.

Joana Sanz, bashkëshortja e Dani Alves, denoncon kërcënimet me

"Ti do të vdesësh, kurvë. Ne do të të gjejmë kudo, kurvë. Ti tallesh me burrin tend, pasi ai të kërkon falje, kurvë. Ne jemi të autorizuar të të vrasim."

Joana Sanz, bashkëshortja e Dani Alves, denoncon kërcënimet me

Pa dyshim, këto janë mesazhe dhe kërcënime shumë të ashpra, që askush nuk ka të drejtë t'i marrë. Përveç kësaj, Joana Sanz shpreh keqardhjen e saj të madhe, kur këto mesazhe mbërrijnë në momente dobësie. “Të gjithë kemi ditë të dobëta, si sot, kur më mungon mamaja, dhe më duhet të lexoj këtë mut”,- tha modelja.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll