Aktualitet

Zbulohet identiteti i shqiptarit të vrarë në Itali, arrestohen 2 persona, po tentonin të arratiseshin drejt Sllovenisë

Dy të rinj po nga Shqipëria janë arrestuar ditën e sotme me akuzën për vrasjen e Dedës, si dhe për tentativën e vrasjes së dy bashkatdhetarëve të tij të moshës 26 dhe 28 vjeç.

24 Korrik 2023, 13:15 Nga A.B
Zbulohet identiteti i shqiptarit të vrarë në Itali, arrestohen 2
Policia italiane

ITALI- Albert Deda është shqiptari i cili u vra një ditë më parë në Padova të Italisë. Përpos 24-vjeçarit shqiptar, të plagosur mbetën edhe dy persona të tjerë. 

Dy të rinj po nga Shqipëria janë arrestuar ditën e sotme me akuzën për vrasjen e Dedës, si dhe për tentativën e vrasjes së dy bashkatdhetarëve të tij të moshës 26 dhe 28 vjeç, raportojnë mediat italiane. 

Vrasësit e dyshuar shqiptarë 19 dhe 24 vjeç, ishin zhdukur pas krimit, i cili ndodhi në via Dorighello në rrethin Forcellini. Të dy u panë nga policia në mbrëmjen e vonë të së dielës, në autostradë në kryqëzimin Villesse, rreth 20 kilometra nga kufiri me Slloveninë. Ata u panë të veshur me rroba të reja, të cilat ishin ende me etiketë dhe kishin plagë të vogla me thikë në duar, ku sipas hetuesve i kanë pësuar gjatë sulmit.

Dy vrasësit e dyshuar që banonin në të njëjtën ndërtesë ku jetonte viktima dhe të plagosurit dhe ku ndodhi krimi të dielën, për 20 km do hynin në Slloveni, por u bë e mundur kapja e tyre.

Sherri mes të rinjve filloi brenda një banese, e cila degjeneroi në agresion dhe kulmoi, me goditjen me thikë fatale të njërit prej personave të përfshirë.

Hetimet po vazhdojnë ende për ngjarjen në fjalë./Dosja.al

albert deda itali

Sondazh

Poll