Aktualitet

SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar Arben Ahmetajn, kërkesa i dërgohet Interpolit

Hetuesit e SPAK i kanë dërguar kërkesë Interpol Tiranës për ta shpallur në kërkim ndërkombëtar ish-zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj.

24 Korrik 2023, 10:56 Nga A.B
SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar Arben Ahmetajn,
Arben Ahmetaj

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka shpallur në kërkim ndërkombëtar, ish-numrin dy të qeverisë dhe ish ministrin e Financave, Arben Ahmetaj.

Pas verifikimeve në sistemin Tims dhe kontrolleve të banesave policia i është shprehur SPAK-ut për pamundësinë e ekzekutimit të masës ndaj ish-numrit dy të qeverisë. Në këtë kushte hetuesit e SPAK i kanë dërguar kërkesë Interpol Tiranës për ta shpallur në kërkim ndërkombëtar

Pak javë më parë, me 117 vota pro, asnjë kundër dhe 3 abstenim u votua pro kërkesës së SPAK për arrestimin e deputetit Arben Ahmetaj dhe kontrollin e banesës së tij, por absetenduan vetëm Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Agron Duka. Me këtë vendim, Kuvendi heq imunitetin e Ahmetajt, por ky i fundit vijon ta mbajë mandatin e deputetit. Ahmetajt mund t’i hiqet mandati në rastin e vendimit të formës së prerë nga gjykata ose nëse ai jep dorëheqjen.

Arben Ahmetaj akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kunër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK për veprat penale: pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe korrupsion pasiv; të lidhur me të ashtuquajturën afera e incineratorëve. Vetë Ahmetaj pretendon se nuk ka lidhje, por kërkon nga SPAK që të hetojë lidhur me sigurimin e fondeve, duke dhënë kështu detaje lidhur me ku duhet që të fokusohen hetimet./Dosja.al

arben ahmetaj

Sondazh

Poll