Aktualitet

Avokatët s'kishin gati konkluzionet, shtyhet për në 6 shtator procesi për inceneratorin e Fierit

Gjykata u ka dhënë kohë avokatëve të Lefter Kokës dhe Klodian Zotos për të përgatitur konkluzionet përfundimtare.

24 Korrik 2023, 11:18 Nga DOSJA
Avokatët s'kishin gati konkluzionet, shtyhet për në 6
inceneratori i Fierit

TIRANE- Procesi gjyqësor për inceneratorin e Fierit është shtyrë për në datën 6 shtator. Gjykata u ka dhënë kohë avokatëve të Lefter Kokës dhe Klodian Zotos për të përgatitur konkluzionet përfundimtare.

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën duke kërkuar 10 vite burg për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka në lidhje me inceneratorin e Fierit. Për ish-sekretarin e Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, është kërkuar 7 vite burg. Prokuroria e Posaçme kërkon 12 vite burg për Klodian Zoton, ndërsa u kërkua 4 vite burg për Arben Dervishajn. Të katër të akuzuarit përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar nëse shpallen fajtor.

Sondazh

Poll