Aktualitet

“S’do punojmë deri sa të marrin seriozisht kërkesat tona”, naftëtarët e Gorrishtit dalin në protestë

Naftëtarët janë shprehur se po u bëhen presione dhe po i heqin nga puna pa motivacion, vetëm pse po dalin në protestë.

24 Korrik 2023, 11:35 Nga DOSJA
“S’do punojmë deri sa të marrin seriozisht kërkesat
foto ilustruese

VLORË- Prej muajit qershor, naftëtarët e Gorrishtit në Vlorë kanë bllokuar punën, ndërsa kërkojnë rishikimin e pagave të tyre. Ata kanë dalë në protestë dhe kërcënojnë se nuk do të rikthehen në punë, nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre. Në të kundërt, ndërmarrja nuk do të hapet.

Naftëtarët janë shprehur se po u bëhen presione dhe po i heqin nga puna pa motivacion, vetëm pse po dalin në protestë. “Kemi gati 1 vit që kërkojmë pagat, na kanë premtuar dhe ende asgjë”, thanë punonjësit.

Edhe specialistët që kanë 40 vite punë, paga është 50 mijë lekë, ndërkohë që nuk paguhen për orët e natës, as për vështirësitë dhe për rrugën.

Punonjësit kanë fikur furrën e dekantimit dhe pompat e puseve, ndërsa janë shprehur se nuk do punojmë më deri sa të marrin seriozisht kërkesat e tyre. 120 ton naftë në ditë prodhojnë vetëm puset e Gorrishtit. Ndërkohë punonjësit janë më të diskriminuarit.

Sondazh

Poll