Aktualitet

Korçë, çonin njerëz me pasaporta false në Kanada, SHBA dhe BE, "arrest në burg" për 3 falsifikatorët

“Arrest me burg” është masa e caktuar për Artur Rakip, Thanas Sholla dhe Besnik Dine, pasi prodhonin dhe pajisnin me dokumente të falsifikuara udhëtimi shqiptarë dhe të huaj, për të udhëtuar nëpër botë kundrejt pagesës 300-10 mijë euro.

24 Korrik 2023, 11:58 Nga DOSJA
Korçë, çonin njerëz me pasaporta false në Kanada,
operacioni nga policia per pasaportat false

KORÇË- “Arrest me burg” është masa e caktuar për Artur Rakip, Thanas Sholla dhe Besnik Dine, pasi prodhonin dhe pajisnin me dokumente të falsifikuara udhëtimi shqiptarë dhe të huaj, për të udhëtuar nëpër botë kundrejt pagesës 300-10 mijë euro. 

Policia sekuestroi një laborator që shërbente për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, pajisje kompjuterike, makineri prodhimi dhe plastifikimi, vula, simbole, emblema të shteteve të huaja, automjete, shuma parash të siguruara nga ky aktivitet. 

Këta shtetas u arrestuan pas një hetimi 5-mujor, operacion ky që shërben për goditjen e falsifikimit të dokumenteve me qëllim parandalimin e migrimit të paligjshëm drejt Britanisë së Madhe, SHBA-së, Kanadasë dhe në hapësirën SCHENGEN.

 

 

 

 

Sondazh

Poll