Aktualitet

Tritol banesës në Shkodër, zbardhet dëshmia e biznesmenit: Nuk kam konflikte me askënd

Sokol Shpendi prej vitesh është pronar i një hoteli në Shkodër. Deri më tani është ende e paqartë nëse sasia e lëndës plasëse lidhet me konkurrencën apo ka arsye të tjera. 

24 Korrik 2023, 11:30 Nga A.B
Tritol banesës në Shkodër, zbardhet dëshmia e biznesmenit:
Policia

SHKODËR- Detaje të reja rreth shpërthimit me tritol që ndodhi ditën e sotme në një banesë në Shkodër.
Sasia e eksplozivit është vendosur në derën hyrëse ndërsa shtëpia ndodhet disa metra më tutje dhe nuk ka pësuar dëme kjo edhe për shkak se sasia e lëndës plasëse sipas policisë vendore të Shkodrës ka qenë e vogël.

Sokol Shpendi prej vitesh është pronar i një hoteli në Shkodër. Deri më tani është ende e paqartë nëse sasia e lëndës plasëse lidhet me konkurrencën apo ka arsye të tjera. 

Policia ka sekuestruar kamerën e sigurisë, por edhe të tjera në zonën përreth duke u munduar që të identifikojë autorët. Në dëshminë e tij për policinë, Shpendi ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk e ka të qartë se kush mund të jenë autorët që vendosën lëndën plasëse ndërsa ka kërkuar që të zbardhet e plotë kjo ngjarje./Dosja.al

shperthim me tritol ne shkoder sokol shpendi

Sondazh

Poll