Aktualitet

Zhytet në lumë për tu freskuar, shqiptari mbytet në sy të gruas dhe fëmijëve

Argon Gjyla humbi jetën në sy të gruas, fëmijëve dhe miqve, me të cilët kishte dalë për një piknik buzë lumit Oglio.

24 Korrik 2023, 10:57 Nga m.s
Zhytet në lumë për tu freskuar, shqiptari mbytet në sy
avioni qe e ka derguar ne spital

ITALI- Një 52-vjeçar shqiptar humbi jetën në Itali të dielën pasdite, pasi ishte futur në lumë për tu larë. Argon Gjyla humbi jetën në sy të gruas, fëmijëve dhe miqve, me të cilët kishte dalë për një piknik buzë lumit Oglio.

Argon Gjyla, banor i Comezzano Cizzago, pas drekës kishte vendosur të bënte një zhytje për tu freskuar. Disa burra nxituan menjëherë në ndihmë të tij, dhe arritën ta kthenin në breg, shkruajnë mediat italiane.

Me të mbërritur në vendngjarje, avioni dërgoi me urgjencë 52-vjeçarin në spital, ku fatkeqësisht ndërroi jetë pak pas shtrimit. Hetimi policor për rastin është duke u zhvilluar.

itali humb jeten shqiptari

Sondazh

Poll