Politike

Zgjedhje nga e para në Rrogozhinë, numërimi do nisë në orën 23:00

Qytetarët e Rrogozhinës votuan këtë të dielë për të zgjedhur kryetarin e ri të Bashkisë, mes socialistit Edison Memolla dhe demokratit Shkëlqim Hoxha.

23 Korrik 2023, 22:46 Nga m.s
Zgjedhje nga e para në Rrogozhinë, numërimi do nisë në
qendra ku do te numerohen votat

RROGOZHINË- Pas përfundimit të dorëzimit të kutive, pritet që numërimi i fletëve të votimit në Rrogozhinë të nisë në orën 23:00.

Qytetarët e Rrogozhinës votuan këtë të dielë për të zgjedhur kryetarin e ri të Bashkisë, mes socialistit Edison Memolla dhe demokratit Shkëlqim Hoxha.

Pjesëmarrja e regjistruar ishte më e lartë se në zgjedhjet e 14 majit. Sipas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, nga të dhënat e raportuara deri në orën 18:00 të së dielës, pjesemarrja ishte 36.04%. Zgjedhjet në Bashkinë e Rrogozhinës u vendosën për tu ripërsëritur nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, pasi rezultati i 14 majit u shpall i pavlefshëm.

zgjedhjet ne rrogozhine shkëlqim hoxha edison memolla

Sondazh

Poll