Politike

Zgjedhjet në Rrogozhinë/ Në garë sërish Memolla e Hoxha, pjesëmarrja më e lartë se në 14 maj

Teksa na ndajnë tre orë nga mbyllja e votimeve për bashkinë e Rrogozhinës, pjesëmarrja ka shkuar në 30.75%.

23 Korrik 2023, 16:06 Nga m.s
Zgjedhjet në Rrogozhinë/ Në garë sërish Memolla e
zgjedhjet ne Rrogozhine

RROGOZHINË- Teksa na ndajnë tre orë nga mbyllja e votimeve për bashkinë e Rrogozhinës, pjesëmarrja ka shkuar në 30.75%. Në zgjedhje janë thirrur rreth 33 mijë qytetarë me të drejtë vote, por ndryshe nga zgjedhjet e 14 majit, sot nuk do të votojnë të burgosurit. Në garë për kreun e ri të bashkisë janë dy kandidatët Edison Memolla i Partisë Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Zgjedhjet në bashkinë e Rrogozhinës u vendosën se do të ripërsëriten nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi rezultati i 14 majit u shpall i pavlefshëm. Shkak për përsëritjen e zgjedhjeve u bë kutia e burgut, dhe diferenca mes dy kandidatëve ishte vetëm 21 vota, teksa të burgosur numëroheshin më shumë se 100.

 

zgjedhjet ne rrogozhine edison memolla shkëlqim hoxha

Sondazh

Poll