Politike

Begaj dhe Pendarovski nga Pusteci: Ballkani i Hapur të vazhdojë, krijon kushte të përshtatshme për bashkëpunim

Të dy presidentët kanë zhvilluar një vizitë në Bashkinë e Pustecit, ku janë takuar me përfaqësues të pakicës kombëtare në këtë rajon, edhe ndër të tjera kanë folur dhe Ballkanin e Hapur.

23 Korrik 2023, 12:23 Nga k.m.
Begaj dhe Pendarovski nga Pusteci: Ballkani i Hapur të vazhdojë,
Pamje nga takimi

MAQEDONI E VERIUT- Me ftesë të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, ka ardhur në Shqipëri për një vizitë pune, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Të dy presidentët kanë zhvilluar një vizitë në Bashkinë e Pustecit, ku janë takuar me përfaqësues të pakicës kombëtare në këtë rajon, edhe ndër të tjera kanë folur dhe Ballkanin e Hapur.

"Ekzistojnë mbi 50 iniciativa që krijojnë kushte të përshtatshme për bashkëpunim. Ballkani i Hapur nje prej tyre dhe shpresoj te vazhdoje dhe më tej. Eshte e pakontestueshme se 6 vendet qe marrin pjesë se për të gjitha është procesi i Berlinit i cili ka marrëdhënie strukturore më të sakta se Ballkani i hapur. 6 shtete marrin pjesë në procesin e Berlinit dhe vetëm 3 në Ballkanin e Hapur dhe kjo është një mangësi e madhe,"-tha në fjalën e tij Pendarovski.

Ndërsa një fjalim për nismën e mbajti edhe homologu i tij shqiptar, por nuk tha asgjë për Ballkanin e Hapur.

"Është kënaqësi për mua që të mirëpres Presidentin e Maqedonisë së Veriut, mikun tim, Pendarovski bashkë me Zonjën e Parë në Bashkinë e Pustecit. Zgjodhëm Bashkinë e Pustecit, për të treguar se marrëdhëniet mes 2 vendeve tona janë marrëdhënie të 2 vendeve mike, vendeve anëtare të NATO-s, që kanë një rrugëtim të përbashkët për anëtarësimin në BE. Sfidat mes 2 vendeve janë të mëdha, duhet t’i përballojmë së bashku. Një nga këto sfida është që të kemi mirëqenie mes vendeve tona dhe besoj se kjo vizitë do të shërbejë për forcimin e bashkëpunimit,"-tha Begaj.

I pyetur për Ballkanin e Hapur, Presidenti Begaj tha: Pa dyshim si çdo iniciativë tjetër rajonale janë të mira. Vendimmarrësit ekzekutivë politikë e mendojnë për vazhdimin e një iniciative ose jo.

Ballkani i Hapur filloi si një nismë për të kopjuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve të BE-së në Ballkanin Perëndimor. Por ndërsa tre anëtarët themelues – Beogradi, Tirana dhe Shkupi – u bënë thirrje të tjerëve të bashkoheshin, Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk e kanë bërë këtë, për arsye të ndryshme. Ideja e një tregu të vetëm mbetet shumë larg, duke pasur parasysh mungesën e ndonjë progresi real, thelbësor mbi bazën e marrëveshjeve që janë shumë larg synimeve të deklaruara.

bajram begaj stevo pendarovski ballkani i hapur

Sondazh

Poll