Politike

Nënkomisionerja e KQZ: Kemi vënë re prezencën e personave të paautorizuar në qendra votimi

Pelinku tha se lidhur me fotografimin e votës, komisioni duhet të mbajë procesverbal  dhe se personat e paautorizuar të cilët qëndrojnë jashtë qendrave të votimit janë në shkelje të ligjit.

23 Korrik 2023, 10:57 Nga A.B
Nënkomisionerja e KQZ: Kemi vënë re prezencën e personave
Lealba Pelinku

RROGOZHINË- Nënkomisionerja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lealba Pelinku, ka komentuar votimin në Rrogozhinë dhe rastin e fotografimit të votës nga një qytetare. Pelinku tha se lidhur me fotografimin e votës, komisioni duhet të mbajë procesverbal  dhe se personat e paautorizuar të cilët qëndrojnë jashtë qendrave të votimit janë në shkelje të ligjit.

“Nga informacionet që kemi në të gjitha qendrat e votimit, po kryhet elektronikisht, ka vijuar normalisht. Komisioni duhet të mbante procesverbal në lidhje me rastin. Edhe unë e hasa këtë problematikë, personat e paautorizuar nuk duhet të rinë jashtë qendrave të votimit, ne e kemi caktuar rregullin, kushdo tjetër është në shkelje të ligjit”, tha Pelingu./Dosja.al

lealba pelinku zgjedhje ne rrogozhine

Sondazh

Poll