Politike

Zgjedhjet në Rrogozhinë/ Qytetarët edhe një orë kohë të votojnë, zgjedhin drejtuesin për 4 vitet e ardhshme

Bëhet me dije se deri më tani kanë votuar 33.63 % e zgjedhësve, ose 10.890 persona

23 Korrik 2023, 18:08 Nga m.s
Zgjedhjet në Rrogozhinë/ Qytetarët edhe një orë
foto ilustruese

RROGOZHINË- Edhe një orë ka mbetur që qytetarët në Rrogozhinë të shprehin vullnetin e tyre me votën e lirë, për zgjedhjen e kryebashkiakut. Bëhet me dije se deri më tani kanë votuar 33.63 % e zgjedhësve, ose 10.890 persona. Kjo është një përqindje e konsiderueshme, pasi në zgjedhjet e 14 majit morën pjesë rreth 10 mijë persona.

Në garë për kreun e ri të bashkisë janë dy kandidatët; Edison Memolla i Partisë Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Pak çaste më parë, kryedemokrati Sali Berisha raportoi një incident nga një qytetar, i cili ishte kërcënuar nga një punonjës i bashkisë, që ai të votonte Edison Memollën. Në qendrat e votimit ka pasur disa problematika, si pjesëmarrja e personave të paautorizuar dhe fotografimi i votës.

 

zgjedhjet ne rrogozhine

Sondazh

Poll