Politike

Zgjedhjet në Rrogozhinë, KQZ 'tërheq veshin' dy kandidatëve: Respektoni heshtjen zgjedhore!

Celibashi bën thirrje që të mos lejohet asnjë person i paautorizuar në qendrat e votimit. 

23 Korrik 2023, 11:04 Nga A.B
Zgjedhjet në Rrogozhinë, KQZ 'tërheq veshin' dy
Ilirjan Celibashi

TIRANË-Ditën e sotme po zhvillohen zgjedhjet në Rrogozhinë. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka reaguar për zhvillimet e fundit, mes kandidatëve dhe vëzhguesit. Celibashi kërkon nga kandidatët që të respektojnë heshtjen zgjedhore. Po ashtu, ai bën thirrje që të mos lejohet asnjë person i paautorizuar në qendrat e votimit. 

REAGIMI I KQZ:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tërheq vëmendjen e përfaqësuesve politik dhe kandidatëve që të respektojnë heshtjen zgjedhore dhe solemnitetin e ditës së votimit. Sot është dita e qytetarëve që kanë të drejtën e zgjedhjes dhe deklaratat politike cënojnë standardet e procesit zgjedhor dhe janë në shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor.
 
Gjithashtu, KQZ tërheq vëmendjen e Komisioneve të Qendrave të Votimit që të respektojnë Kodin Zgjedhor dhe të mos lejojnë persona të paautorizuar në Qendrat e Votimit. Në QV dhe rreth tyre lejohen vetëm zgjedhësit, vëzhguesit e akredituar dhe stafi teknik i KQZ.

zgjedhjet ne rrogozhine

Sondazh

Poll