Politike

Rrogozhina voton sërish për kryebashkiakun, pjesëmarrja në trend rritës

Në garë janë sërish Edison Memolla i Partisë Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”.

23 Korrik 2023, 15:30 Nga m.s
Rrogozhina voton sërish për kryebashkiakun, pjesëmarrja në
zgjedhjet ne Rrogozhine

RROGOZHINË- Në krahasim me 14 majin, votimet në Rrogozhinë kanë një trend rritës. Një diferencë e vogël kjo, por që është në rritje me zgjedhjet e kaluara. Më konkretisht, pjesëmarrja deri në orën 12:00 është 26.91% në krahasim me 21.83% që ka qenë në po të njëjtën orë më 14 maj.

Zgjedhjet e 14 majit u shpallën të pavlefshme në këtë bashki. Në garë janë sërish Edison Memolla i Partisë Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”. Në votime janë thirrur 33 mijë qytetarë të Rrogozhinës, në 54 qendra votimi të cilat do të jenë hapur nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 19:00 të pasdites.

Ndryshe nga 14 maji, qytetarët do të vendosin shenjën e tyre vetëm në një fletë votimi, ku i pari renditet kandidati i PS-së Edison Memolla dhe i dyti është Shkëlqim Hoxha nga koalicioni "Bashkë Fitojmë".

Kujtojmë këtu se kutia e burgut të Rrogozhinës, u bë shkak për përsëritjen e zgjedhjeve në këtë bashki, dhe sot përtej kërkesës së PS-së, të burgosurit nuk do të votojnë.

 

zgjedhjet rrogozhine

Sondazh

Poll