Politike

Voton Edison Memolla! Incidenti në Qendrën e votimit? Kandidati i PS: Ishte gjë e vogël, u rregullua

Ai u shpreh i bindur për fitoren, përballë kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha.

23 Korrik 2023, 10:54 Nga A.B
Voton Edison Memolla! Incidenti në Qendrën e votimit? Kandidati i PS:
Edison Memolla

TIRANË- Kandidati i Partisë Socialiste për Rrogozhinën Edison Memolla ka votuar në QV dhe më pas është ndalur në një komunikim të shkurtër për gazetarët. Ai u shpreh i bindur për fitoren, përballë kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha.

“Procesi po shkon shumë mirë. Ftoj qytetarët sot të marrin pjesë masivisht dhe të votojnë kandidatin më të mirë. Nuk rrezikojmë aspak, sepse kemi punuar dhe kemi marrë mesazhe nga hera e parë dhe këtë radhë jemi duke e respektuar dhe duke e rregulluar të gjitha ato defekte që kishim. Nuk merremi me kundërshtarin, merrem me veten time, kundërshtari të merret me veten e tij”, tha ai.

edison memolla zgjedhje ne rrogozhine

Sondazh

Poll