Sport

Barcelona ul kërkesat financiare për një 'të padëshiruar' në skuadër…

FC Barcelona ka ulur kërkesat e saj për një lojtar, të cilin e ka në prag të derës për ta shtyrë që të largohet...

23 Korrik 2023, 09:00 Nga DOSJA
Barcelona ul kërkesat financiare për një 'të

SPANJE - E etur për të vazhduar dhe mbajtur të hapur dritaren e saj të transferimeve, pas Íñigo Martinez, Ilkay Gündogan dhe Vitor Roque, FC Barcelona tani do të donte të largonte ndonjë lojtar në mënyrë që të kishte një fitim më të madh financiar. 

Ndërsa Ferran Torres dhe Raphinha mund të sjellin shuma të bukura për kampionët spanjolë, ai do të donte gjithashtu të ndante rrugët me Franck Kessié, i cili do të përfaqësonte një marrëveshje të mrekullueshme në kontekstin e "fair play"-it financiar, që kur ai erdhi si lojtar i lirë vitin e kaluar nga AC Milan.

“Sport” zbulon se ndërkombëtari i Bregut të Fildishtë do të ishte gjithmonë një prioritet për Juventusin. Nëse për një kohë do të ishte përmendur një shkëmbim me Federico Chiesa, italiani nuk do t'i interesonte “blaugranas’, të cilët do të donin të grumbullonin para. 

Dëshmi e dëshirës së saj për t'u ndarë me të, Barça, e cila kishte vendosur shifrën rreth 20 milionë euro, tani do të mjaftohej me një çek prej 15 milionë eurosh për ta lënë të lire mesfushorin. Tani mbetet për t'u parë nëse “Zonja e Vjetër” do të jetë e gatshme për të përafruar këtë shumë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll