Sport

Messi bën Beckham të dridhet e mbushet me emocion me golin e tij të pare! - Shikoni videon

David Beckham e rijetoi ritmin magjik të Lionel Messit në debutimin e tij në Inter Miami, duke festuar në mënyrë të çlirët me familjen e tij dhe i mbytur në emocionet.

22 Korrik 2023, 22:42 Nga DOSJA
Messi bën Beckham të dridhet e mbushet me emocion me golin e tij

SHBA - Transferimi i Lionel Messit te Inter Miami ishte një projekt që kërkonte vite fermentim dhe përgatitje. Një projekt për të cilin David Beckham, bashkëpronar i klubit të sapokrijuar amerikan, luftoi fort dhe më në fund e pa të realizohej. Për kapitenin dikur emblematik të kombëtares së Anglisë, debutimi i legjendës 36-vjeçare me fanellën rozë dhe fundi i ndeshjes, shkaktoi emocione të forta që u kapën edhe në televizion.

Leo la pa fjalë amerikanët falë goditjes së lirë direkte me të cilën vulosi fitoren ndaj Cruz Azul në 90+4’, madje duke fituar duatrokitjet dhe ovacionet edhe nga Lebron James me të cilin edhe para ndeshjes pati një përqafim të ngrohtë. Megjithatë, askush nuk e përjetoi aq fort momentin e golit se sa Beckham dhe bashkëshortja e tij.

Pranë gruas së tij, Victoria dhe fëmijëve të tij, Beckham festoi në mënyrë të çlirët golin e fitores të Messit me specialitetin e tij, goditjet e lira direkte dhe kamera e kapi atë duke vluar nga emocionet, ashtu si pronari kryesor i klubit, Jorge Mas.

<blockquote class="twitter-tweet"><p lang="en" dir="ltr">David Beckham in tears after Messi’s goal! ????<a href="https://t.co/WMD3QHggv1">pic.twitter.com/WMD3QHggv1</a></p>&mdash; Leo Messi ???? Fan Club (@WeAreMessi) <a href="https://twitter.com/WeAreMessi/status/1682577192721457153?ref_src=twsrc%5Etfw">July 22, 2023</a></blockquote> <script async src="https://platform.twitter.com/widgets.js" charset="utf-8"></script>

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll