Sport

Barcelona infektohet nga një virus gastrointestinal! Anulohet miqësorja me Juventusin

Disa lojtarë nga skuadra ‘blaugrana’ janë të prekur. Bardhezinjtë e Torinos në fushë tani të enjten kundër Milanit.

23 Korrik 2023, 08:00 Nga DOSJA
Barcelona infektohet nga një virus gastrointestinal! Anulohet

SHBA - Ndeshja miqësore mes Juventusit dhe Barcelonës, e planifikuar për në orën 4.30 (me orën italiane) të dielën në stadiumin “Levi's” në Santa Clara të Kalifornisë dhe e vlefshme për turneun e kampionëve të futbollit, është anuluar.

Bardhezinjtë nuk do të dalin në fushë për ndeshjen e pare, nga tre të planifikuara në Shtetet e Bashkuara për shkak të një virusi gastrointestinal që ka prekur disa lojtarë katalanas. Juve ka njoftuar se, në vend të ndeshjes së planifikuar fillimisht, skuadra do të stërvitet në stadiumin “Levi's”.

Ishte Barça që e zyrtarizoi fillimisht anulimin: "FC Barcelona informon se ndeshja kundër Juventus FC, e planifikuar në “Levi's Stadium”, në kuadër të Soccer Champions Tour, është anuluar. Një pjesë e konsiderueshme e skuadrës “blaugrana” ka gastroenterit viral".

Sipas katalanas ‘Sport’, virusi do të kishte prekur rreth 10 lojtarë të Barcelonës. Kishte gjithashtu një përpjekje për të ricaktuar ndeshjen, por përfundimisht u anulua. Juventusi do të dalë në fushë të enjten më 28 korrik kundër Milanit (4.30 të mëngjesit me orën italiane në “Dignity Health Sports Park” në Carson) përpara se të mbyllet të enjten më 3 gusht kundër Real Madridit (1.30 me orën italiane në stadiumin “Camping World” në Orlando).

Duke folur me Marca, presidenti i Barcelonës shpjegoi situatën: "Ishte një virus që preku vetëm ekipin, unë jam mire, - ai tha, - ata kishin dhimbje në stomak, disa madje edhe të vjella, dhe nuk ishte e mundur të luanim. Ne u përpoqëm ta shtynim ndeshjen për të hënën, por nuk ishte e mundur, sepse stadiumi ishte i zënë për atë datë. Nuk kishte më shumë mundësi të kufizuara".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll