Sport

Guardiola nuk dëshiron ta lërë Man.Cityn të zbresë nga lartësitë ku është ngjitur...

“Nuk e di se sa të qëndrueshëm do të jemi pas asaj që kemi arritur”, ka pranuar Pep.

22 Korrik 2023, 21:58 Nga DOSJA
Guardiola nuk dëshiron ta lërë Man.Cityn të zbresë nga

ANGLI - Trajneri i Manchester Cityt, Josep Guardiola, shpreson që “Qytetarët” të shënojnë një tjetër paraqitje të fortë në sezonin 2023/2024.

Siç dihet, gjatë sezonit të fundit gjiganti anglez shënoi një tripletë historike dhe tashmë tekniku spanjol beson se ambicie të reja gëzimi janë përpara.

“Nuk e di sa të qëndrueshëm do të jemi pas asaj që kemi arritur. Megjithatë, do t'i them skuadrës që të mos harrojë atë që fituam, por të përpiqet ta bëjë përsëri, hap pas hapi”, tha Guardiola për “Reuters”.

“Po mundohemi të gjejmë stilin, ritmin tonë dhe të kujtojmë se çfarë skuadre jemi”, deklaroi Pep për mediat para takimit të parë kontrollues të “Qytetarëve” ndaj Yokohama Marinos në Tokio.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll