Sport

Luiza Gega fiton medalje të artë në garën e 3000 m/p në Serbi, si dhe kualifikohet për në Lojërat Olimpike “Paris 2024”...

Atletja e shquar Luiza Gega vazhdon sukseset dhe njëkohësisht vijon të bëjë krenar çdo shqiptar, teksa së fundmi është kualifikuar për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

22 Korrik 2023, 19:52 Nga DOSJA

Luiza Gega fiton medalje të artë në garën e 3000 m/p në

TIRANE - Ky lajm është konfirmuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), i cili bën me dije përmes rrjeteve sociale, se atletja shqiptare fitoi medaljen e Artë në Kraljevo të Serbisë, ku u zhvillua Kampionati Ballkanik i Atletikës.

Luiza Gega theu rekordin në disiplinën 3000 m/p, duke regjistruar kohën 9.21.53, ndërsa norma e kualifikimit është 9.23.00.

“Luiza Gega kualifikohet për në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. 

Sot në Kraljevo të Serbisë po zhvillohet Kampionati Ballkanik i Atletikës me pjesëmarrjen e 20 shteteve.

Luiza Gega ka arritur të triumfojë në Kampionatin Ballkanik të Atletikës në disiplinën 3000 m/p me kohën 9.21.53. Në përfundim medalje e Artë dhe super koha e arritur, pavarësisht se gara u zhvillua në mëngjes.

Koha e arritur prej saj është norma kualifikuese për Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Atletika i ka nisur kualifikimet nga 1 korriku 2023. Norma e kualifikimit është 9.23.00.

Me këtë kohë, Luiza është kualifikuar në Lojërat Olimpike “Paris 2024” dhe bëhet atletja e parë shqiptare që merr biletën kualifikuese për Paris 2024,”- shkruhet në postimin e KOKSH.

Luiza Gega fiton medalje të artë në garën e 3000 m/p në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll