Sport

Wanda Nara flet për herë të parë për gjendjen e saj: “Jam munduar t’ua fsheh fëmijëve…”

“Mirëdita të gjithëve, ja ku jam pas disa ditësh që më duheshin për veten time, dua t'ju tregoj se çfarë ndodhi.

22 Korrik 2023, 22:50 Nga DOSJA
Wanda Nara flet për herë të parë për gjendjen e saj:

ARGJENTINE - Gazetari Jorge Lanata në emisionin e tij “Radio Mitre ”theksoi se disa burime pranë bashkëshortes së Mauro Icardit konfirmuan se ajo vuan nga një sëmundje e rendë.”

Ai pretendon se Wanda Nara ka leuçemi sepse u zbulua se ajo ishte shtruar në spital për diçka të rëndë. Pak ditë më vonë ka folur vetë Wanda, e cila nuk ka dashur të zbulojë detaje për gjendjen e saj shëndetësore.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Wanda nara (@wanda_nara)

“Mirëdita të gjithëve, ja ku jam pas disa ditësh që më duheshin për veten time, dua t'ju tregoj se çfarë ndodhi.

Të mërkurën vendosa të bëj një rishikim periodik, siç bëj zakonisht sa herë që udhëtoj ose një herë në vit. Disa vlera nuk ishin të duhura dhe vendosa të qëndroj në spital për të bërë ekzaminime shtesë. Të enjten u largova nga klinika për të vazhduar rregullimin në një institucion që është i specializuar, me dëshirën për të ditur më shumë informacion rreth rezultateve të testeve të mia të para.

Si të gjitha nënat, unë u përpoqa t'i fsheh frikën dhe ankthet e mia nga fëmijët e mi. Sidomos pasi ende nuk kam një diagnozë të saktë. Fatkeqësisht, të premten mësuan nga mediat diagnozën, për të cilën ende nuk kam konfirmim.

Fëmijët e mi gjithmonë i merrnin të gjitha informacionet nga unë, unë u tregoja gjithmonë gjithçka dhe ky nuk do të jetë përjashtim. Por unë do të zgjidhja ta bëja kur të kem më shumë informacion për shëndetin tim dhe në një moment që do ta zgjedh vetë.

I jam mirënjohëse familjes sime, çdo miku dhe secilit prej jush që më treguat dashurinë që keni për mua. Tashmë jam në shtëpi, duke pritur për më shumë analiza dhe duke ndjekur udhëzimet e profesionistëve që kujdesen për mua. Ajo do të mbetet private, sepse unë veçanërisht dua të mbroj fëmijët e mi ”, tha Wanda në Instagram.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll