Sport

VIDEO/ Onana: "Nuk ka vend më të mirë për të ëndërruar se sa te “Teatrin e Ëndrrave"

Andre Onana ka bërë postimin e parë në rrjetet sociale që nga zyrtarizimi i marrëveshjes me Manchester United, me portierin kamerunas, duke e bërë të qartë se kalimi i tij në “Old Trafford” ishte alternativa më e mirë për të.

22 Korrik 2023, 19:04 Nga DOSJA

VIDEO/ Onana: "Nuk ka vend më të mirë për të

ANGLI - Shtatë vitet e fundit e kanë parë Andre Onanan të depërtojë vazhdimisht tavanin e tij të lojës, me portierin 27-vjeçar kamerunas që u transferua te Ajax në 2016, Interin vitin e kaluar dhe Manchester United këtë verë.

Padyshim që kalimi i tij nga ‘zikaltrit’ te ‘Djajtë e Kuq’ shkaktoi shumë bujë, jo vetëm sepse erdhi pas paraqitjes së tij në finalen e Champions League kundër Cityt, por edhe sepse skuadra e Erik ten Hag pagoi 55 milionë euro te italianët, për ta bërë kamerunasin të tyrin.

Nga ana e tij, ai ndihet i sigurt në vetvete dhe gati për hapin e ri të madh në karrierën e tij, të cilin u sigurua ta tregojë përmes një videoje që ka postuar në llogarinë e tij në Twitter, ku ka folur me fjalët më të mira për shtëpinë e re të futbollit.

"U largova nga Kameruni në kërkim të ëndrrave të mia. Qëndrueshmëria, forca dhe guximi. Këto vlera më ndihmuan të shkoja deri këtu. Rruga nuk ishte e lehtë.

Është e qartë për mua se nuk ka vend më të mirë për të vazhduar të ëndërrosh sesa “Teatri i Ëndrrave”. Lavdi Man.United”,- ka komentuar portieri Onana.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll