Politike

Prapaskenat nga djegia e mandateve/ Nard Ndoka tregon kush e hodhi idenë në tavolinë

2 Mars 2019, 17:07 Nga DOSJA
Prapaskenat nga djegia e mandateve/ Nard Ndoka tregon kush e hodhi idenë

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka folur pasditen e sotme mbi vendimin e Opozitës për djegien e mandateve. (Lexo këtu)

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Ndoka u shpreh se nuk ka qenë Lulzim Basha, ai që ka hedhur idenë e djegies së mandate ve, pasi sipas tij Basha është politikan evropian.

Sipas tij, vendimi për dorëzimin e mandatit, diskutohej prej kohësh brenda opozitës dhe nuk ishte kryedemokrati Basha iniciator i saj, ndërsa shtoi se kanë qenë shumë zëra, përfshi edhe kryetarët e partive opozitar.

“Basha është një politikan i një formati europian. Basha asnjëherë nuk e donte hapin ekstrem. Pasi gjithmonë ka tentuar të ketë një frymë kompromisi, konsensusi në politikën shqiptare e ka provuar një gjë të tillë edhe me marrëveshjen e famshme të 17 majit, pati jashtëzakonisht probleme për atë marrëveshje për faktin se ishte një marrëveshje krize dhe jo një marrëveshje e një logjike normale politike e një konsensusi të ngritur në mënyrë institucionale, në këtë sens nuk ka qenë Basha iniciator i djegies së mandateve, kanë qenë shumë zëra brenda, kanë qenë edhe kryetarët e partive opozitare” – u shpreh Ndoka.

Sipas Ndokës, “Kryeministri sot qeveris pa gjykata, madje refuzon edhe kontrollin e lartë të shtetit të cilat janë dy kandidatura që i ka kthyer, është një institucion që e kontrollon kryeministrin dhe kabinetin e tij, një kryeministër që tashmë kërkon të kapë të gjithë shtetin, dhe në këtë sens opozita po mbante një kosto të madhe politike dhe morale.”

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites nard ndoka prapaskenat djegia e mandateve te opozites nard ndoka prapaskenat

Sondazh

Poll

Politike 2 Mars 2019, 13:22

Mblidhet Asambleja e PS në Shkodër

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur për krizën politike, ku është shprehur se shumica është gati për dialog me opozitën, por jo për negociata për zgjed...